VLEN akuzoi se përfaqësuesit e saj nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri, Hita sqaron çfarë ndodhi në kufi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave maqedonase për pengimin e kalimit të disa personave në pikën kufitare të Qafë Thanës, të cilët shoqëroheshin nga disa deputetë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për mediat, Hita sqaroi se në pikën kufitare janë paraqitur katër shtetas, tre prej të cilëve dispononin pasaporta diplomatike. Sipas tij, këtyre personave iu bë e ditur se mund të vijonin udhëtimin, ndërsa një person tjetër që i shoqëronte nuk u lejua të kalonte për shkak të një pengese ligjore në Shqipëri. “Dje në pikën kufitare të Qafë Thanës janë paraqitur 4 shtetas, 3 prej tyre dispononin pasaporta diplomatike. Iu është bërë me dije se mund të vazhdonin udhëtimin, por një...
Burimi:
javanews.al