Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Shqefën Ziqi, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri gruan e tij Bardhe Ziqi. Sipas Policisë, ngjarja kriminale ndodhi në lagjen “Mark Lula”, në qytetin e Shkodrës.Pas krimit, autori është vetëdorëzuar në Policisë së bashku me armën e krimit.Trupi i pajetë i 55-vjeçares u gjet anës rrugës, ndërsa kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shkodrës. Aktualisht nuk dihen ende motivet, që kanë çuar 62-vjeçarin drejt aktit kriminal