“Akuza seksiste! Del që unë qenkam shërbëtorja!”, Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

“Akuza seksiste! Del që unë qenkam shërbëtorja!”, Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

Seanca në Gjykatën e Posaçme për çështjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është shoqëruar me debate mes të pandehurve dhe prokurorit të SPAK. Kryemadhi kërkoi nga SPAK që t’i vendosen në dispozicion të gjitha procesverbalet e mbajtura për ekspertimin e telefonit celular. “Duke pasur parasysh, që 90 % e dosjes është me mesazhet telefonike, e kam kërkuar këtë edhe në shqyrtimin paraprak, por nuk më janë vendosur. Duke mos i pasur më është cenuar e drejta për mbrojtje. As analiza financiare nuk ka u vu në dispozicion pasi u krye, por vetëm në muajin gusht. Provat na i japin me pikatore. Në dokumentet e mia nuk ekzistojnë këto procesverbale. Unë kam marrë 6 disqe. Madje, në diskun 3 janë disa file që nuk hapen....