VIDEO/ Lojtarët e Kepit të Gjelbër mbajnë radhën për një foto me Mesin, pamjet që tregojnë shumë
Kepi i Gjelbër ishte befasia më e bukur e këtij Botërori. Kombëtarja afrikane, megjithëse me një nivel shumë herë më të dobët në letër, në fushë dëshmoi se kur luan me zemër emrat nuk kanë rëndësi. I pamposhtur ndaj Spanjës, Uruguajit dhe Arabisë Saudite, Kepi i Gjelbër i hapi telashe të mëdha edhe Argjentinës. Këta të fundit fituan me shifrat 3-2 vetëm në kohën shtesë. Megjithatë, lojtarët e Kepit të Gjelbër ishin të vetëdijshëm për peshën e fanellës së Argjentinës dhe për faktin se përballë kishin një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Këtë fakt e treguan edhe pamjet pas përfundimit të ndeshjes. Futbollistët e Kombëtares afrikane ndërprenë intervistën e Mesit dhe po qendronin në radhë për të shkrepur një foto me të./Sport...
Burimi:
sportekspres.com