Kepi i Gjelbër i jep dush të ftohtë Argjentinës! Kualifikim që sjell frikë për vazhdimin në Botëror, çfarë surprize dhe krenarie…
Argjentina ka prerë biletën për në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin 3-2 pas kohës shtesë përfaqësuesen e Kepit të Gjelbër, në një nga ndeshjet më dramatike të turneut. Kampionët në fuqi e nisën më mirë sfidën dhe kaluan në avantazh falë Lionel Messit, por Kepi i Gjelbër reagoi me guxim dhe arriti të barazojë, duke dëshmuar se nuk kishte ndërmend të dorëzohej përballë favoritëve. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, duke e çuar takimin në shtesë. Në 30 minutat shtesë, Argjentina rifitoi epërsinë me Lisandro Martínez, por surpriza afrikane u kundërpërgjigj sërish me një gol spektakolar të Sydney Lopes Cabral, duke rikthyer baraspeshën dhe emocionet në maksimum. Kur dukej se sfida po shkonte drejt penalltive,...
Burimi:
sportekspres.com