Veliaj kundërshton SPAK në GJK, mbrojtja e kryebashkiakut dorëzon prapësimet për masën e sigurisë

Veliaj kundërshton SPAK në GJK, mbrojtja e kryebashkiakut dorëzon prapësimet për masën e sigurisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me masën e sigurimit ndaj tij. Në dokumentin e dorëzuar, mbrojtja ligjore e kryebashkiakut paraqet argumentet e saj juridike mbi masën e vendosur, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Kërkesa: Prapësimet e prokurorisë paraqesin argumente thellësisht problematike për shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve demokratike. 1. Në mënyrë të paprecedent, prokuroria argumenton se vetë autoriteti demokratik i një të zgjedhuri vendor përbën në vetvete rrezik për hetimin penal. Në prapësimet e saj ajo shprehet se: “Edhe pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, vetë autoriteti i rikthyer krijon presion objektiv mbi vartësit, duke cenuar spontanitetin...