“Urime për titullin! Të presim në klubin më të madh në botë”, Cucurella merr mesazhe të përzemërta nga shokët e rinj të skuadrës

“Urime për titullin! Të presim në klubin më të madh në botë”, Cucurella merr mesazhe të përzemërta nga shokët e rinj të skuadrës

22 Korrik 2026 16:10 Telesport Vetëm pak ditë pasi kishte filluar Kupa e Botës, Real Madrid zyrtarizoi në mënyrë të papritur transferimin e Marc Cucurella nga Chelsea për 55 milionë euro. Mbrojtësi bëri një paraqitje fantastike në Botëror, duke marrë komplimente nga të gjithë. Me nënshkrimin e tij te Real Madrid nuk është i lumtur vetëm bordi drejtues, por edhe shokët e tij të rinj të skuadrës, të cilët nuk kanë ngurruar ta urojnë përzemërsisht publikisht për titullin e fituar kampion bote dhe t’i urojnë mirëseardhjen te “Los Blancos”. I fundit që e bëri të qartë këtë ishte Rodrygo. Braziliani iu përgjigj një postimi nga Cucurella, duke i lënë këtë mesazh: “Urime për titullin!! Të presim në klubin më të madh në botë”, ishte komenti...