U nis për të eksploruar natyrën që e donte aq shumë por nuk u kthye më, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika
Pas kërkimeve intensive, është gjetur dje trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili ishte shpallur i humbur që prej pasdites së së shtunës. I riu dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në rrjedhën e lumit gjatë një aktiviteti ngjitjeje me litar pranë Urës së Vashës. Sipas informacioneve paraprake, 33-vjeçari mund të ketë rënë në një gropë thithëse të lumit, duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij. Pas disa orësh kërkime, trupi i tij u nxor nga ujërat falë ndërhyrjes së palombarëve. Autoritetet kanë nisur verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit tragjik. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe komuniteti, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Erkin Lika ishte specialist i rrjeteve të fibrave optike, banues...
Burimi:
sot.com.al