Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar
Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha. Berisha u shpreh se tubimi ishte paqësor, por atyre iu bllokua rruga nga efektivët e policisë. “Do marrin përgjigjen e merituar. Ishin në marshim paqësor. U bllokua rruga. Këta do të marrin përgjigjen e merituar. Kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Ne po bënim marshim paqësor”, u shpreh Berisha. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv