Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por sulmet mund të rifillojnë nëse dështon diplomacia!
Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë “bisedime të mira” me Iranin. Ai u shpreh se ekziston mundësia për një marrëveshje mbi konfliktin e tyre, por paralajmëroi se sulmet ajrore amerikane do të rifillonin nëse negociatat nuk do të jepnin rezultate. “Ata nuk do të kishin kërkuar takim nëse ne do të ishim duke bërë keq. Arsyeja e vetme që duan të takohen është sepse i kemi goditur shumë fort”, tha Trump. Uashingtoni pezulloi papritur një fushatë dyjavore sulmesh ajrore kundër Iranit të shtunën, në kthesën e fundit strategjike të Trump në konfliktin pesëmujor. Situata ishte e qetë deri këtë të hënë pasdite kur u raportuan sulme ndaj Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Irakut. Riadi tha se kishte rrëzuar dronë që synonin objektiva nafte...
Burimi:
vizionplus.tv