Trump: Irani ‘i sëmurë’ ra dakord për një marrëveshje dje përpara se të shënjestronte anijen në Hormuz

Trump: Irani ‘i sëmurë’ ra dakord për një marrëveshje dje përpara se të shënjestronte anijen në Hormuz

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani kishte pranuar një marrëveshje që për Shtetet e Bashkuara është në kufijtë e ‘perfektes’. Në një intervistë të re për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Trump tha se Irani kishte pranuar marrëveshjen dje, duke “dorëzuar gjithçka”. “Ata pranuan një marrëveshje perfekte për ne”, tha ai. Megjithatë, sipas presidentit, brenda një ore Irani lëshoi një dron ndaj një anijeje. Trump e quajti udhëheqjen iraniane “të sëmurë”. “Ne i bombarduam natën e kaluar”, shtoi Trump, duke theksuar se Ngushtica e Hormuzit është “i hapur”. Kjo deklaratë vjen në mes të tensioneve të forta mes SHBA-së dhe Iranit, pas shkëmbimit të sulmeve të fundit lidhur me lundrimin në ngushticën strategjike të Hormuzit. Trump ka folur për mundësinë e negociatave...