Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

  Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj Projektligji i ri po përgatit hapjen e tregut të tokës bujqësore shqiptare për kapitalin e huaj, ndërsa vetë shteti ende nuk ka zgjidhur konfliktet e pronësisë, regjistrimin e tokës dhe mbikëqyrjen territoriale. Qeveria premton investime dhe zhvillim rural, por drafti ngre pyetje më të thella: kush do ta kontrollojë tokën shqiptare dhe sa i përgatitur është shteti për ta mbrojtur atë? Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural synon t’u japë shtetasve dhe subjekteve të huaja të drejtën për të blerë tokë bujqësore private dhe shtetërore në Shqipëri. Qeveria argumenton se kjo nismë do të sjellë investime të reja, modernizim të sektorit bujqësor dhe zhvillim...