Tjetër problem për Napolin, Antonio Conte humbet Rrahmanin…përsëri
Napoli humbet Amir Rrahmanin…përsëri dhe kjo ndodhi pak javë pas rikthimit të tij në fushën e lojës pas dëmtimit të mëparshëm. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jetë në ndeshjet e radhës së Napolit për shkak të një problemi në kofshën e majtë të shfaqur në ndeshjen me Romën teksa ishte duke ndjekur Wesley duke shkaktuar edhe një faull në këtë rast. ‘Për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes me Romën, Amir Rrahmani, këtë të martë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Pineta Grande Hospital, të cilat evidentuan një dëmtim të gradës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka nisur tashmë procesin e riaftësimit-theksohej në një komunikatë të Napolit që nuk e bënte të ditur se përsa kohë...
Burimi:
top-channel.tv