Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar

Tenderi 950 mijë euro për rregullimin e Unazës së Burrelit, PD: Po paguhen dy herë pasojat e një investimi të dështuar

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender të ri për rindërtimin e Unazës së Burrelit që u shemb si pasojë e motit të keq më 9 janar të këtij viti. Tenderi i ri është hapur me fond limit rreth 950 mijë euro rreth 70% e fondit të parë. Për ndërtimin e Unazës së Burrelit, Autoriteti Rrugor Shqiptar investoi 1.3 milionë euro. Ndërkohë, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet për investimin në Unazën e Burrelit, duke kërkuar verifikimin e përgjegjësive për dështimin e projektit. Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Denisa Vata, qeveria po kërkon të shpenzojë edhe 950 mijë euro të tjera për rehabilitimin e rrugës, ndërkohë që investimi fillestar eurosh ka dështuar. Ajo pretendon se një dokument i ARRSH-së pranon se projekti...