‘Teatri u shemb me njerëzit brenda, rezistenca nuk u ndal’/ Komani: Kjo shënoi fillimin e fundit të Ramës dhe Veliajt

‘Teatri u shemb me njerëzit brenda, rezistenca nuk u ndal’/ Komani: Kjo shënoi fillimin e fundit të Ramës dhe Veliajt

Aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Lindita Komani, gjatë fjalës së saj në protestën qytetare para Kryeministrisë, rikujtoi rezistencën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar atë si frymëzim për mobilizimin që po zhvillohet prej javësh kundër qeverisë. Komani tha se në protestën e sotme merrte pjesë edhe si organizatore e lëvizjes për Teatrin Kombëtar, duke theksuar se shumë prej aktivistëve të asaj kauze janë sot pjesë edhe e organizimit të protestave të njohura si “Flamingot”. Sipas saj, “shpirti i teatrit” vijon të jetë i pranishëm në këtë lëvizje qytetare. Ajo kujtoi se më 27 korrik 2019 u organizua Festivali për Mbrojtjen e Teatrit, ku për rreth 10 muaj godina u administrua nga qytetarët dhe u zhvilluan dhjetëra aktivitete artistike e kulturore. Në...