Skandal në Argjentinë. Transmetohet gabimisht reklama me Maradonën e krijuar nga IA, e përgatitur vetëm në rast humbjeje
14 Korrik 2026 8:22 Alfred Lleshi Në Argjentinë ka shpërthyer një valë polemikash pasi u transmetua gabimisht në disa televizione një reklamë e një kompanie bastesh online, ku protagonist ishte Diego Maradona i rikrijuar me inteligjencë artificiale. Reklama ishte përgatitur për t’u shfaqur vetëm në rast humbjeje të Argjentinës, por u publikua aksidentalisht. “Kaq ishte, djema. Na mbeti zemërimi, por mos më thoni se futbolli ka mbaruar. Nëse ka diçka që na karakterizon ne argjentinasve, është të përballojmë rëniet dhe të ngrihemi sërish në këmbë. Edhe kjo do të thotë të kesh karakter”, – thuhej në mesazhin e lexuar nga zëri artificial i Maradonës. Versioni origjinal i reklamës u bënte thirrje argjentinasve të tregonin edhe një herë “pse kemi kaq shumë guxim”, ndërsa mbyllej me...
Burimi:
telesport.al