Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me dhënien e një licence kazinoje në kullën e stadiumit “Air Albania”. Në një dalje për mediat, Sali Berisha dhe Belind Këlliçi publikuan investigimin, ndërsa shprehen se kjo është një aferë dokumentet e së cilës do t’i depozitojnë në Prokurorinë e Posaçme. Sipas Këlliçit licenca është dhënë ndaj një kompanie që ka lidhje me Olsi Ramën,vëllain e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi përmend emrat e personave, që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë dhe lidhjen e tyre me vëllain e kryeministrit Rama. Sipas Këlliçit, kompania “Space +”, e licencuar për të operuar kazinonë në hotelin me pesë yje në kullën “Air Albania”, ndryshoi strukturën e pronësisë në vitin 2025, kur aksionet kaluan nga “ALB-STAR” te kompania “GLG...