Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, nënë Liza sfidon Ramën: Dil bashkë me qeverinë këtu para popullit dhe jep llogari
Protesta para Kryeministrisë vijon edhe këtë mbrëmje, në ditën e 59-të të tubimeve të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, nënë Liza, e moshuara që u bë simbol e rezistencës te 5 Maji para gati 5 vitesh, ka bërë thirrje për largimin e qeverisë, duke kritikuar kryeministrin dhe klasën politike. E moshuara tha se sot endet rrugëve dhe se akoma nuk është bërë gjë për banesën e saj. Ajo kritikoi edhe rolin e policisë gjatë protestave, duke kërkuar që efektivët të mos përballen me qytetarët. Duke folur për vështirësitë ekonomike, ajo tha se të ardhurat e saj mujore nuk i mjaftojnë për shpenzimet bazë. Në fund, protestuesja i bëri thirrje edhe ndërkombëtarëve që të reagojnë për situatën...
Burimi:
sot.com.al