Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Shpallen fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival

Pesë çmime për veprat më të mira në video art, narracion, film eksperimental, film të shkurtër dhe dokumentarJanë shpallur fituesit e edicionit të katërt të Gjon Mili Video Art Festival, një aktivitet që sjell në vëmendje krijimtarinë bashkëkohore në fushën e video artit, filmit eksperimental dhe formave të reja të shprehjes vizuale.Në këtë edicion, juria vlerësoi vepra nga disa vende, të cilat trajtojnë tema si kujtesa, identiteti, trupi, peizazhi, arti, historia dhe përvoja njerëzore.Fitues – Video Arti më i MirëCONTRO (Versus)Regjia: Maria Grazia CarrieroItaliÇmimi për Video Artin më të Mirë iu dha veprës “CONTRO (Versus)”, me regji të Maria Grazia Carriero. E vendosur në peizazhin mbresëlënës të badlands të Lucanias, kjo vepër poetike vizuale e shndërron ritualin, kujtesën dhe trupin femëror në një akt kolektiv...