Shkrimtari anti-mysliman Ben Blushi kundër protestave, kundërshtari i Ramës shndërrohet në “flamingo” të kryeministrit

Shkrimtari anti-mysliman Ben Blushi kundër protestave, kundërshtari i Ramës shndërrohet në “flamingo” të kryeministrit

Ish-deputeti dhe shkrimtari i njohur, Ben Blushi, ka befasuar opinionin publik duke u rreshtuar hapur kundër protestave që kanë përfshirë Tiranën, qytete të tjera të vendit dhe kudo nëpër botë ku jetojnë shqiptarë. Përmes një reagimi ironik në rrjetet sociale, ai ka thumbuar dje kauzën e protestuesve për mbrojtjen e Zvërnecit nga investimet e huaja strategjike. “Protesta thotë se tokat tona nuk duhet t’u jepen të huajve. Bukur. Pra nëse Zvërnecin e ndërton një oligark shqiptar flamengot do kthehen në shtëpi?”, ka pyetur shkrimtari anti-mysliman, Ben Blushi, duke iu referuar shpendit që është kthyer në simbolin e këtyre revoltave qytetare. Ky qëndrim ka nxitur reagime të shumta, pasi Blushi njihej historikisht si një nga kundërshtarët dhe kritikët më të egër të kryeministrit Edi Rama. Shumë...