SHBA sulmon sërish Iranin, kundërgjigjet Garda Revolucionare
Irani dhe Shtetet e Bashkuara shkëmbyen sulme të reja në orët e para të së enjtes, pak pasi presidenti amerikan Donald Trump premtoi një marrëveshje të favorshme për t’i dhënë fund luftës. Në të dytin sulm brenda 3 ditëve, ushtria amerikane tha se kishte bombarduar një zonë ushtarake në Bandar Abbas, një port strategjik në jug të vendit. Komanda Qendrore Amerikane sqaroi se forcat e veta kishin qëlluar gjithashtu 4 dronë sulmi iranianë, që siç tha, përbënin kërcënim rreth Ngushticës së Hormuzit. Sipas saj, aksioni ishte i matur, thjesht mbrojtës me qëllimin e ruajtjes së armëpushimit. Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit, që foli për shkelje të rëndë të armëpushimit, deklaroi se ishte kundërpërgjigjur duke shënjestruar një bazë ajrore amerikane. Sakaq, ushtria kuvajtiane njoftoi se sistemet...
Burimi:
opinion.al