Për herë të parë në Gaza, Bordi i Paqes i Trump kërkon leje hyrjeje nga Izraeli
Përfaqësuesit e Bordit Ndërkombëtar të Paqes, i krijuar në kuadër të një iniciative të mbështetur nga Presidenti Donald Trump, ku bën pjesë edhe Shqipëria dhe Kosova, pritet të hyjnë për herë të parë në Rripin e Gazës në ditët në vijim. Lajmi konfirmohet nga televizioni publik izraelit KAN, që raporton se përfaqësuesit e Nickolay Mladenov, i emëruar nga Trump si përfaqësues i lartë i bordit për Gazën, i kanë paraqitur ushtrisë izraelite një kërkesë zyrtare për hyrje në enklavën palestineze. Nëse ndodh, vizita do të ishte e para që nga krijimi i Bordit të Paqes në fillim të këtij viti. Burime brenda bordit, të cituara nga transmetuesi izraelit, thanë se grupi palestinez Hamas “nuk e ka kuptuar se duhet të çarmatoset”, duke shtuar se vrasja e...
Burimi:
opinion.al