Rrëshqitje e madhe toke në aksin Përrenjas-Librazhd, rrezikon shtyllën e tensionit të lartë

Rrëshqitje e madhe toke në aksin Përrenjas-Librazhd, rrezikon shtyllën e tensionit të lartë

Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe po planifikojnë demontimin e shtyllës së tensionit, pasi kjo po rrëshqet për shkak të rrëshqitjes së tokës në aksin Përrenjas-Librazhd, situatë që vijon të rëndohet. Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetime kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit VIII në zonën e Dragostunjës, ku ka ndodhur rrëshqitja masive. Hetimi do të fokusohet tek shkaqet që shkaktuan rrëshqitjen, e cila ka dëmtuar rrugën, linjën hekurudhore dhe linjat elektrike, duke rrezikuar më tej sigurinë e qarkullimit. Institucionet kompetente, në bashkëpunim me prokurorinë, do të verifikojnë gjithashtu lejet për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e tyre. Hetimet nisën pas një denoncimi me pamje filmike të ngjarjes. Objekti i hetimit mbulon të gjithë rrugën nga...