Rrëfimi shokues i ish-futbollistit të Chelseat: Luajta në finalen europiane me gjysmën e fytyrës të paralizuar

Rrëfimi shokues i ish-futbollistit të Chelseat: Luajta në finalen europiane me gjysmën e fytyrës të paralizuar

Ish-mbrojtësi i Chelsea-s, Michael Duberry, ka zbuluar se fitoi Kupën e Kupave pavarësisht se luante gjatë gjithë ndeshjen pa mundur të lëvizë gjysmën e fytyrës, pas diagnostikimit me ‘Bell’s Palsy’ vetëm disa javë përpara finales. Duberry, tani 50 vjeç, tregoi për eksperiencën në podcastin SACKED!, duke e cilësuar këtë sfidë si një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij të hershme. “Unë isha 21 vjeç dhe në kulmin e formës sime. Pak para finales, u diagnostikova me Bell’s Palsy, që në thelb është si një mini-ischem në njërën anë të fytyrës. Nuk mund të lëvizja gjysmën e fytyrës dhe ndihesha i tmerruar,” rrëfeu Duberry. Pavarësisht kësaj, ai arriti të bindë trajnerin Gianluca Vialli se ishte i gatshëm për startin dhe luajti titullar në...