Rënie me 14.9% e kredive për shtëpi, bankat shtrëngojnë kushtet

Rënie me 14.9% e kredive për shtëpi, bankat shtrëngojnë kushtet

Normat e interesit të kredisë për shtëpi në Lekë ngelën në nivele të ulëta edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë gjatë tre muajve të parë të këtij viti ishte e stacionuar në nivelin 3.17%. Ky nivel është lehtësisht më i ulët krahasuar me atë prej 3.19%, të fundit të vitit të kaluar. Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash në Euro për tremujorin e parë ka shënuar një rritje të lehtë në 5.28%, nga 5.18% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Rritja e interesave për Euron mund të shpjegohet kryesisht me një tendencë...