Pse po protestohet?/ Flet eksperti i ekonomisë: Dy janë arsyet kryesore pse shqiptarët janë në Bulevard

Pse po protestohet?/ Flet eksperti i ekonomisë: Dy janë arsyet kryesore pse shqiptarët janë në Bulevard

Çfarë po ndodh në Shqipëri, pse protestojnë shqiptarët? Kjo ishte pyetja që iu drejtua këtë të martë në studion televizive ekspertit të ekonomisë, Azmi Stringa. Lidhur me pyetjen, Stringa tha se arsyet janë të shumta, por dy janë kryesoret: gjendja e rënduar ekonomike, si dhe mungesa e transparencës për atë që po ndodh në Zvërnec. Sipas tij, një ekonomi e shëndoshë quhet vetëm atëherë kur ka mirëqenie në xhepat e qytetarëve dhe ka shtim të popullsisë së shqiptarëve. Pjesë nga biseda: Gazetari: Dita e 10-të e protestës! Ditën e nesërme është ftuar edhe diaspora. Ju jeni një ndër ata që merrni pjesë në protestë. Pse protestoni? Stringa: Keqqeverisja, abuzimi dhe korrupsioni, i bazuar në një model ekonomik që nuk u shërben qytetarëve. Një model ekonomik...