Muriqi punë e kryer te Fenerbahçe, Dinamo merr Ajzerajn nga Drita e Kosovës
Adriatik BALLA Merkato po sjell lajmet e para për lojtarët shqiptarë që dëshirojnë të lëvizin në merkaton e verës. Mes emrave të njohur edhe dhe sulmuesi Vedat Muriqi i Kosovës, i cili kërkohet nga disa klube, më së shumti në Turqi, por ende nuk është thënë fjala e fundit nga Majorka në La Liga spanjolle. Në fakt, nëse besojmë mediat e huaja sportive, Vedat Muriqi pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet si lojtar i ri i Fenerbahçes. Zgjedhja e Aziz Jildirimit në postin e presidentit të Fenerit, ka hapur rrugën për transferimin e Muriqit nga Majorka te gjiganti turk. Muriqi ishte “pjesë” e kampanjës së Jildirimit për fitimin e zgjedhjeve te Fenerbahçe dhe pritet të jetë transferimi i parë në periudhën e tij të re...
Burimi:
sot.com.al