Plas debati në Greqi, akuza të rënda për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare! Infermierja thotë se Myrto ndërroi jetë pasi nuk mori ndihmë mjekësore
Vdekja e 19-vjeçares shqiptare Myrto në Greqi, e cila ndërroi jetë pas një arresti kardiak që i goditi zemrën për shkak të mbidozës së kokainës që ajo kishte marrë, ka ngjallur debat në vendin fqinj. Në një nga studiot televizive të mediave vendase, një infermiere e spitalit ku 19-vjeçarja u dërgua në tentativë për t’i shpëtuar jetën, ka ngritur akuza se e reja shqiptare vdiq pasi sipas saj ajo nuk e mori në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për deklaratat e infermieres ka reaguar menjëherë Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis, i cili njoftoi se do të ngrinte një padi për shpifje. Ndërsa më tej ai theksoi se nëse konfirmohet se kemi pasur një shpifje të tillë të Sistemit Kombëtar Shëndetësor për arsye të një mosmarrëveshjeje...
Burimi:
javanews.al