Plagoset me thikë një infermier në Morgun e Spitalit të Elbasanit
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, i dyshuar për një akt dhune të ndodhur në lagjen “5 Maj”. Sipas informacioneve zyrtare, 30-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin E. G., i cili ushtron detyrën si infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës së viktimës. Si pasojë e sulmit, infermieri ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ndërhyrë pas njoftimit dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë...
Burimi:
kohajone.com