“Paratë publike, nuk mund të trajtohen si plaçkë pushteti”/ Luku denoncon skandalin e koncesioneve në shëndetësi
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Manjola Luku, denoncoi sot përmes një deklarate për mediat skandalin e koncesioneve në shëndetësi, duke përfshirë edhe kontratën e njohur “Check Up”. Zonja Luku ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si u zhvillua procesi i kontratës koncesionare me vlerë 13.8 miliardë lekë (rreth 138 milionë euro) dhe dokumente që sipas saj tregojnë favorizime të mundshme dhe mospërputhje ligjore. Në fjalën e saj, ajo kërkoi nga SPAK që të ndërmarrë një hetim të plotë mbi përgjegjësitë politike dhe institucionale, duke theksuar se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe se fondet publike nuk mund të trajtohen si plaçkë pushteti. Deklarate, Manjola Luku: Skandali i koncesioneve në shëndetësi, përfshirë edhe atë të “Check Up”-it, mbetet një...
Burimi:
sot.com.al