Onana këmbëngul për rikthimin te Manchester United, kërkon të bindë Carrick në fazën përgatitore

Onana këmbëngul për rikthimin te Manchester United, kërkon të bindë Carrick në fazën përgatitore

4 Qershor 2026 12:01 Telesport Andre Onana planifikon të kthehet në “Old Trafford” këtë verë pavarësisht interesit nga ekipe të tjera. Sipas BBC, portieri kërkon të provojë shanset e tij këtë verë me trajnerin Michael Carrick. Portieri kamerunas e kaloi sezonin e fundit i huazuar te klubi turk i Trabzonspor. Gjithsesi, shanset që të veshë sërish fanellën e “djajve të kuq” janë të pakta, sidomos pas paraqitjes së mirë të Senne Lammens. Belgu është bërë numri 1 i paprekshëm për United. Ai mbërriti në “Old Trafford” në fund të merkatos së verës së kaluar dhe fitoi besimin e të gjithëve. Ndaj, vështirë se Onana do të pranojë një rol si zevendësues. Mediat shprehen se është e paqartë nëse Onana do të përfshihet në skuadër për...