Nga terreni në arkiv, përpjekje për dokumentimin e traditës dibrane dhe ndërtimin e një arkivi multidisiplinor

Nga terreni në arkiv, përpjekje për dokumentimin e traditës dibrane dhe ndërtimin e një arkivi multidisiplinor

Nga Julia Vrapi Ruajtja e traditës dhe e trashëgimisë kulturore nuk është thjesht kujtim i së kaluarës, por themel i identitetit dhe lidhje që mban gjallë historinë e një komuniteti.Në këtë frymë, në mjediset e Institutit të Antropologjisë u organizua një tryezë pune me mbledhësit e traditës së qarkut Dibër, me qëllim të koordinimit të punës në terren, harmonizimit të kritereve të mbledhjes dhe regjistrimit, si dhe krijimin e një arkivi multidisiplinor që pasuron dokumentacionin e trashëgimisë lokale. Instituti i Antropologjisë (IAn) është një nga institutet kërkimore, pjesë përbërëse e Akademisë së Shkencave së Shqipërisë dhe këto ditëtryeza u organizua dhe u bashkërendua nga Laboratori i Antropologjisë Gjuhësore, në kuadrin e projektit shkencor kombëtar “Thirre vendin tënd! Hapësira si kujtesë”, i cili financohet nga Agjencia...