Nga Muçi te Mitaj, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë në këtë fundsezoni

Nga Muçi te Mitaj, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë në këtë fundsezoni

Adriatik BALLA Lojtarët e përfaqësueses tonë që luajnë në kampionate të ndryshme europiane po bëjnë përpjekje të mbyllin një sezon sa më pozitiv, duke u dhënë fort ‘motorëve” në këtë fundsezoni, për të pasur gjithashtu të dhëna individuale më të plotësuara e më cilësore për vazhdimësinë e karrierës së tyre. Natyrisht, për trajnerin Silvinjo në Kombëtare marrin përparësi lojtarët që luajnë në ligat e forta, sidomos në kampionatin italian. Por nuk mbeten prapa edhe lojtarët që luajë në kampionatin turk, atë zviceran dhe spanjoll. Lojtari i momentit duket të jetë Ernest Muçi, por në fundjavën që lamë pas spikatën edhe Mario Mitaj, kapiteni Berat Gjimshiti me Atalantën e tij etj. Sigurisht, për Silvinjon kanë vlerë minutat dhe forma sportive e momentit të lojtarëve. Në qershor...