Netanyahu ashpërson tonet ndaj Iranit: S’do të lejojmë që të pajiset me armë bërthamore
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka riafirmuar angazhimin e Izraelit për të penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore, duke e cilësuar një skenar të tillë si një kërcënim serioz për sigurinë e vendit. Teksa ka folur në konferencën e qeverisjes vendore “Muni Expo” në Tel Aviv, Netanyahu deklaroi se qeveria e tij mbetet e vendosur për të ndaluar Teheranin të bëhet një shtet i armatosur bërthamor. “Pajisja e Iranit me një armë bërthamore do të përbënte një rrezik ekzistencial për Izraelin dhe ne jemi të vendosur ta parandalojmë këtë”, tha Netanyahu. Kryeministri izraelit theksoi se Izraeli ka ndërmarrë një sërë operacionesh brenda Iranit dhe se përpjekjet për të frenuar programin bërthamor iranian do të vazhdojnë. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë pohuar prej vitesh se Irani...
Burimi:
ntv.al