Ndryshimi i çmimit të ilaçeve ! Urdhri i Farmacistëve: S’na njoftuan, vështirësi në furnizimin me barna për pacientët
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një listë e gjerë barnash kanë pësuar ndryshime të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Ndodhur në këto kushte pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna të rimbursueshme, pasi çmimet e reja po bllokojnë farmacitë dhe rrezikohet furnizimi. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka dalë me një reagim në lidhje me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili ka ndryshuar çmimet e barnave pa njoftim paraprak për Farmacitë dhe depot farmaceutike. Urdhri i Farmacistëve thotë se kjo situatë ka sjellë vështirësi në furnizimin e farmacive me barna, pasi barnat të cilave u është ndryshuar çmimi po faturohen me çmimet e mëparshme, duke sjellë dëme financiare të konsiderueshme dhe bllokim të punës. Në deklaratën publike theksohet se kjo gjendje po çon drejt bllokimit të...
Burimi:
zeri.ai