Nagelsmann konfirmon: Ka një vit që nuk luan, ka shumë pak shanse që ai të jetë në Botëror
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, diskutoi situatën e Marc-André ter Stegen dy muaj para fillimit të Kupës së Botës. Portieri ka pasur probleme të ndryshme fizike në muajt e fundit. Pas operacionit në shpatull, Barcelona e huazoi atë te Girona për gjysmën e dytë të sezonit, por kjo përvojë u pengua edhe nga një tjetër lëndim, këtë herë për shkak të një dëmtimi në kofshë. Si rezultat, portieri gjerman ka arritur vetëm tre paraqitje këtë sezon. Kjo situatë ndikon në vlerësimet e ekipit kombëtar. Nagelsmann ishte shumë i qartë për këtë çështje: “Nuk është sikur luajti për një vit dhe pastaj u lëndua. Ai praktikisht ka qenë jashtë për një vit dhe nuk ka luajtur shumë. Duhet t’i shqyrtojmë të gjitha këto gjëra.” Për këtë...
Burimi:
telesport.al