“Na quan sorra, por…”/ I riu i përgjigjet sulmeve të Ramës: Nuk talleni dot me mundin tonë

“Na quan sorra, por…”/ I riu i përgjigjet sulmeve të Ramës: Nuk talleni dot me mundin tonë

Ditën e sotme, kur lëvizja qytetare ka shënuar ditën e saj të 40-të radhazi të rezistencës, një i ri protestues ka mbajtur një fjalim të fortë përpara Kryeministrisë, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt gjuhës denigruese të përdorur nga kreu i qeverisë Edi Rama. I riu ka sqaruar arsyen se pse qytetarët zgjodhën pikërisht flamingon si simbol të kësaj kryengritjeje, duke hedhur poshtë me ironi etiketimeve e bëra nga ana e kryeministrit. “Na thonë sorra e korba. Ne jemi flamingo dhe ndaj kemi zgjedhur atë simbol, sepse ato shpendë qëndrojnë gjithnjë bashkë dhe janë paqësore, siç jemi ne dhe kemi qenë që në fillim. Është e kotë që përpiqeni të bëni justifikime,” deklaroi ai nga tribuna mes duartrokitjeve të turmës. Më tej, aktivisti ka kritikuar hapur ministrin...