Momentet e fundit para nisjes së protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, teksa pas vetëm pak minutash pritet nisja e protestës kombëtare të PD-së. Berisha ka takuar simpatizantët e shumtë para se të futej në ambientet e brendshme të selisë së partisë. Sakaq, pritet që pas pak momentesh Berisha së bashku me drejtues të tjerë të partisë dhe protestues të tjerë t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë.
Burimi:
ntv.al