Magazina në Shkozet merr flakë, gjysma e Durrësit mbetet pa drita

Magazina në Shkozet merr flakë, gjysma e Durrësit mbetet pa drita

Një zjarr ka përfshirë pasditen e së enjtes një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar dëmtime në objekt dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shkëputja e disa kabllove të tensionit të lartë, të cilat kanë rënë mbi magazinë. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes. Në momentin e incidentit, në ambientet e magazinës ndodheshin punonjës. Deri tani nuk janë raportuar zyrtarisht persona të lënduar, ndërsa po kryhen kontrolle për të verifikuar situatën në objekt. Për shkak të rrezikut nga kabllot elektrike të dëmtuara, policia ka bllokuar përkohësisht qarkullimin në aksin Plepa–Durrës. Zjarri ka ndikuar edhe në rrjetin elektrik, duke...