Luis Henrique për dy: largimi i brazilianit mund të sjellë Jones (dhe jo vetëm) tek Inter-i
Çelësi është durimi. Për të marrë pjesët e fundit të një merktoje ende në ndërtim e sipër, duhen larguar lojtarët e tepërt dhe vetëm atëherë të bëhet lëvizja përfundimtare, vendimtare për të marrë Curtis Jones tek Inter-i. Mesfushori i preferuar i të gjithëve, ai me një profil të ndryshëm, i aftë t’i shtojë karakteristika ekipit përtej atyre që janë tashmë të pranishme në mesfushën e zikaltërve. Dhe ndërsa mesfushori anglez vazhdon të flirtojë me klubin milanez me “like” – e fundit erdhi pas postimit të Stones në të cilin mbrojtësi festoi golin e tij në një miqësore kundër Betisit – situata e Luis Henrique duhet të zgjidhet. Për shkak se krahu i djathtë është rifreskuar me blerjen e Spence, i cili do të konkurrojë për...
Burimi:
telesport.al