Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman: NATO duhet të marrë një karakter më të fortë Evropian
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, deklaroi se aleanca NATO duhet të marrë një karakter më të fortë evropian, duke theksuar se vendet e kontinentit duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre. Deklarata e tij erdhi pas njoftimit të Pentagonit për tërheqjen e rreth 5 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania, nga një total prej afro 40 mijë trupash të stacionuara aktualisht në këtë vend. “Ky zhvillim ishte i pritshëm. Fakti që trupat amerikane do të reduktoheshin në Evropë dhe në Gjermani ishte i parashikueshëm”, u shpreh Pistorius, duke shtuar se ky vendim e bën edhe më të qartë nevojën që NATO të forcojë dimensionin e saj evropian. Ai theksoi se Evropa duhet të marrë vetë përgjegjësinë për sigurinë, ndërsa vlerësoi se Gjermania...
Burimi:
vizionplus.tv