Kuvendi nuk “gjen paqe”: Seanca rinis me tensione, Peleshi e ndërpret për herë të tretë: Pushim 1 orë
TIRANË- Pas një ndërprjeje prej disa minutash, seanca e Kuvendit rinisi sërish me tensione dhe përplasje të forta. Debatet u ndezën menjëherë pasi kryeparlamentari Niko Pelshi i dha fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar të merrnin fjalën. Opozita këmbënguli se po u mohohej e drejta për diskutim, ndërsa nga ana tjetër Peleshi u bëri thirrje deputetëve të ulen dhe të lejojnë vijimin normal të seancës. Pjesë nga debatet: Niko Peleshi: Ju lutem, mos e prishni seancën. Dëgjoni fjalën e ministrit dhe merrni fjalën për procedurë. Keni skenar që të prishni seancën. Deputetët e opozitës: Zbato rregulloren. Nuk i hiqet fjala opozitës. Tensionet vijuan për disa minuta, çka detyroi kryetarin e Kuvendit të ndërpresë sërish seancën dhe të shpallë një...
Burimi:
zeri.ai