Kosova pret verdiktin, sytë drejt gjyqtarëve në Hagë

Kosova pret verdiktin, sytë drejt gjyqtarëve në Hagë

Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Haxhim Thaçi KOSOVË- Për më shumë se dy dekada, lufta e Kosovës është trajtuar përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Tashmë, këtij rrëfimi pritet t’i shtohet edhe një kapitull tjetër, ai gjyqësor. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin për katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat pretendohet se janë kryer gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999. Procesi ndaj tyre ka zgjatur prej vitesh dhe është konsideruar një nga gjyqet më të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm për shkak të figurave të përfshira, por edhe për ndikimin që mund të ketë në mënyrën...