Kompany: Japim gjithçka ndaj PSG-së, duam ta bëjmë këtë moment të paharrueshëm

Kompany: Japim gjithçka ndaj PSG-së, duam ta bëjmë këtë moment të paharrueshëm

“Çfarë ndeshjeje mund të presim, si ajo e javës së kaluar? Do të varet gjithmonë nga të dyja skuadrat. Nëse njëra vendos të tërhiqet dhe të mbrohet më shumë, atëherë mund të ketë faza më të qeta loje. Përndryshe, jo. Është e vështirë të imagjinohet që njëra nga skuadrat të ndryshojë atë që e ka sjellë deri këtu. Luajmë në shtëpi, duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia arritur”, – tha Vincent Kompany në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions League ndaj PSG-së, pas 5-4 të ndeshjes së parë për kampionët në fuqi europianë. Më tej, trajneri bavarez shtoi: “Ka një marrëdhënie shumë të mirë mes skuadrës dhe tifozëve. Në fillim të sezonit ndoshta jo shumë besonin se mund të arrinim...