Lautaro i premton besnikëri Inter dhe shpall objektivin e radhës së klubit zikaltër
Në festimet për titullin e 21-të të Inter nuk u fol vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen. dhe një nga emrat më të përfolur është ai i kapitenit Lautaro Martinez, që në një deklaratë për “Fox Sports” qetësoi tifozët zikaltër. “A do të qëndroj shumë më gjatë tek Inter? Po, sigurisht,” u përgjigj Lautaro Martinez, që më tej shtoi: “E vërteta është se jam shumë i lumtur sepse, para se të vija këtu, Inter i kishin munguar disa trofe për një kohë të gjatë”. “Titulli, Kupa e Italisë, Superkupa e Italisë dhe pastaj finalet e Champions League”, ne I kemi arritur ato, por duam më shumë. Nuk mund të ndalemi, pasi kur fiton, dëshira për të fituar rritet edhe më shumë”, shtoi...
Burimi:
telesport.al