Kelliçi në PE: Integrimi i shqipërisë në rrezik. Korrupsioni dhe krimi i shpërndarë në çdo sektor për shkak te imunitetit që i jep mazhoranca

Kelliçi në PE: Integrimi i shqipërisë në rrezik. Korrupsioni dhe krimi i shpërndarë në çdo sektor për shkak te imunitetit që i jep mazhoranca

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë fjalës së tij përpara eurodeputetëve në Parlamentin Europian. Këlliçi deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë është në rrezik për shkak të korrupsionit dhe kapjes së institucioneve, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po mbron zyrtarë të lartë përmes imunitetit parlamentar. Duke iu referuar protestës së zhvilluar në Tiranë, deputeti demokrat tha se ajo ka bashkuar shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa theksoi se qytetarët po protestojnë kundër shtetit të kapur. Këlliçi përmendi rastin e ish-zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke u shprehur se ajo është mbrojtur nga votat e mazhorancës në Parlament pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. Ai akuzoi gjithashtu se problemet me...