Kabinat elektrike në Sarandë ftohen me freskuese, Zhupa: Çështje serioze sigurie, duhen masa dhe inspektim urgjent

Kabinat elektrike në Sarandë ftohen me freskuese, Zhupa: Çështje serioze sigurie, duhen masa dhe inspektim urgjent

Freskueset e vendosura brenda kabinave elektrike në Sarandë janë çëshje serioze sigurie që duhet të ndërhyhet menjëherë. Ky është apeli i deputetes së PD, Ina Zhupës e cila thotë se duhet të ketë një inspektim urgjent dhe verifikim të gjendjes teknike e standardeve të sigurisë nëse i përballojnë temperaturat e larta, para se të ndodhë një incident. Zhupa gjithashtu ironizon edhe qeverinë duke thënë se këto freskuese janë “teknologjia moderne” që s’gjenden në standarde europiane. Reagimi:“E dhimbshme dhe njëkohësisht qesharake se në çfarë gjendjeje është katandisur shteti! Këto janë kabinat elektrike buzë rrugëve në Sarandë. Në mes të qytetit, në temperatura të larta, teknologjia “moderne” duket se konsiston në dy freskuese të vendosura brenda kabinave, për të shmangur mbinxehjen dhe ndonjë defekt apo shpërthim. Në...