Jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Groenlandës, partia e saj largohet nga koalicioni qeveritar
Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Viviane Motzfeldt, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e ishullit pasi partia Socialdemokrate Siumut, anëtare e së cilës është ajo, njoftoi se po largohej nga koalicioni qeverisës. “Meqenëse partia ime është larguar nga koalicioni qeveritar, edhe unë duhet të jap dorëheqjen nga detyrat e mia”, tha Motzfeldt për AFP në një intervistë, duke vënë në dukje se “në rrethanat aktuale, nuk pajtohem me partinë time”. Viviane Motzfeldt, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Arsimit, kishte qenë në qendër të bisedimeve me Uashingtonin, së bashku me homologun e saj danez, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të aneksonte Groenlandën. Në janar, ajo u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pas kërcënimeve...
Burimi:
top-channel.tv