I’u sekuestruan mbi 51 mijë paund cash dhe sasi e madhe kanabisi, dënohet me burg çifti shqiptar në Birmingham
Një çift nga Birmingham është burgosur pasi në shtëpinë e tyre u gjetën £51,450 para cash dhe një sasi e madhe droge e fshehur. Shqiptarët Kristian Lleshi, 35 vjeç, dhe Xhulijana Trimi, 29 vjeçe, u arrestuan në një shtëpi në Cornbrook Road, Shenley Green, shtatorin e kaluar. Kanabis u gjet gjithashtu në adresë gjatë një operacioni të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Hetuesit zbuluan dy qese të mëdha plehrash në papafingo që përmbanin shtatë kilogramë drogë të paketuar në mënyrë vakum, si dhe edhe dy kilogramë të tjerë në një çantë TK Maxx në korridor. Paratë cash ishin fshehur në vende të ndryshme, përfshirë në një portofol dhe një çantë në dhomën e zhveshjes, në një komodinë pranë shtratit, në një enë të...
Burimi:
syri.net