Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Irani “ndez” Lindjen e Mesme me funeralin e shekullit, mijëra ushtarë dhe dronë në gatishmëri

Teherani organizon një ceremoni gjigante mortore me pjesëmarrje ndërkombëtare, ndërsa aparati ushtarak dhe fetar shfaq forcën e regjimit. Ish-udhëheqësi iranian Ali Khamenei po përcillet me një ceremoni të madhe mortore shtetërore, e cila do të zgjasë 7 ditë dhe do të zhvillohet në pesë qytete mes Iranit dhe Irakut. Sipas mediave ndërkombëtare, ceremonia është kthyer në një ngjarje me përmasa të jashtëzakonshme politike, fetare dhe ushtarake, duke u paraqitur si një moment uniteti për Republikën Islamike, por edhe si një shfaqje force përpara botës. Ceremoni në disa qytete dhe simbolikë fetare Procesioni funebër pritet të kalojë në qytete kyçe të botës shiite, përfshirë Teheranin, Qomin, Najafin, Kerbelan dhe Mashhadin. Rruga e ceremonisë lidhet ngushtë me historinë dhe simbolikën fetare të shiizmit. Autoritetet iraniane e kanë...